English

Serbët e Kosovës: Qeveria e Beogradit na ka tradhtuar, ne jemi flijuar për të

Mitrovicë, 29 korrik, NOA - Anëtarët serbë të Kuvendit të komunave në Kosovë kanë kritikuar politikën e qeverisë së Serbisë ndaj tyre dhe e kanë cilësuar si "tradhti".

"Gjithë atë që populli serb në Kosovë ka arritur ta realizojë në betejën e pabarabartë 10 - vjeçare, po synon ta shkatërrojë pushteti aktual në Serbi", thuhet në konkluzionet e takimit që është mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës. Gjatë debatit është thënë se serbët e Kosovës janë "flijuar për shkak të liberalizimit të vizave dhe gjoja jetës më të mirë në Serbi". Ata kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, për shkelje të Kushtetutës, ndërsa Qeverinë në Beograd se ka organizuar fushatë ndaj liderëve serbë të Kosovës dhe në këtë kontekst edhe ndaj Millan Ivanoviçit.

KOMENTE