English

Policia: STOP autoboteve me ujë dhe pleh që futen në Lazarat, i duan për hashashin

Gjirokastër, 30 korrik NOA - Vështirësia dhe mungesa e informacioneve apo edhe kushteve për të identifikuar të gjitha zonat e mbjella me hashash në qarkun e Gjirokastrës ka bërë që policia të kërkojë një tjetër zgjidhje për zbulimin e bimëve të lëndëve narkotike me qëllim asgjësimin e tyre.

Por në mos asgjësimin e tyre të paktën tharjen e bimëve që ato të mos rriten.

Në fakt për policinë ka qenë Lazarati, "ara e hashashit" duke intensifikuar dhe punën në drejtim të këtij fshati.

Kështu në pamundësi për të ushtruar kontroll në këtë fshat policia ka ngritur postblloqe për të ndaluar personat që tentojnë të fusin ujë dhe pleh të cilat do tu nevojiteshin atyre për bimët narkotike.

Të paktën kjo do ë ndalonte kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia ka rritur kontrolle në aksin rrugor Gjirokastër- Dervicjan për bllokimin e të gjitha automjeteve që shërbejnë për transport të ujit dhe të plehut në drejtim të fshatit Lazarat, ku nga informacionet që disponojnë Agjentët dhe Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, ky ujë dhe pleh do të përdoret për kultivim të bimëve narkotike .

Në këtë aks forcat e policisë patrullojnë 24 orë duke bërë të mundur bllokimin e të gjitha automjeteve që tentojnë të futen në fshatin Lazarat të ngarkuara me ujë dhe pleh.

Si rezultat i këtyre kontrolleve gjatë muajit Korrik, në vendin e quajtur Kordhocë janë bllokuar 8 kamioçina të cilat ishin të ngarkuara më cisterna metalike dhe plastike që shërbenin për transport uji dhe 16 kamjoçina me ngarkuara me pleh organik të cilat po tentonin të hynin për në fshatin Lazarat.

Ndërsa paraditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Dervicjan, në vendin e quajtur Kordhocë shërbimet e policisë kanë bllokuar një kamjon 10 tonsh, i cili shërben për transport mallrash të mbuluar ku në brendësi të kamionit ishin të ngarkuara 3 çisterna plastike nga 2 tonë secila të mbushura me ujë dhe drejtuesi i automjetit po i transportonte për në fshatin Lazarat me qëllim për të ujitur bimët narkotike.

Kamioni është bllokuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Në momentin e bllokimit nga policia drejtuesi i kamionit nuk dispononte dokumentacionin përkatës të automjetit .

Policia synon të ndërpresë ‘ushqimin' e bimëve narkotike dhe për këtë qëllim do të vazhdojë edhe në ditët e ardhme këtë strategji.

k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE