Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prej xhelozisë i hedh acid në fytyrë ish-gruas dhe shoqes, vihet në pranga
English

Prej xhelozisë i hedh acid në fytyrë ish-gruas dhe shoqes, vihet në pranga

Tiranë, 30 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë Elton Alian, 26 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive xhelozie u ka hedhur në pjesën e fytyrës lëndë djegëse (acid) 25-vjeçares Dhurata Tërshana dhe 23-vjeçares Sabina Karaj, kjo e fundit ish-bashkëshortja e tij.

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se të dëmtuarat u dërguan menjëherë në spitalin "Nënë Tereza", në repartin e djegieve në gjëndje të rëndë shëndetësore.

U kryen veprimet proceduriale dhe hetimore, ku gjatë kontrollit në banesën e Elton Alias, u gjetën dhe sekuestruan 4 televizorë plazma, dy kompjutera lap top, një aparat fotografik dhe dy thika të përmasave të ndryshme, sende të cilat dyshohen se janë të vjedhura, pasi nuk deklarohet origjina e blerjes së tyre. Materialet në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve të ftohta" dhe të "Plagosjes së rëndë me dashje", parashikuar nga nenet 279 e 88 të Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE