Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takohet me delegacionin parlamentar të Koresë së Jugut
English

Topalli takohet me delegacionin parlamentar të Koresë së Jugut

Tiranë, 30 korrik NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot një delegacion parlamentar të Koresë së Jugut.

Topalli, duke i uruar mirëseardhjen përfaqësuesve të parlamentit së Koresë së Jugut, i konsideroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut të një niveli shumë të mirë. Ajo tha se të tilla vizita janë një impuls pozitiv në planin politik, ekonomik, kulturor dhe në fusha të tjera.

Kryeparlamentarja vlerësoi faktin, që në planin diplomatik, Koreja e Jugut ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën si shtet të pavarur.

Marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve ishin në fokus të takimit mes Kryetares se Kuvendit dhe delegacionit nga parlamenti i Koresë së Jugut, pasi prania e kompanive te fuqishme, si Samsung, Hundai, KIA etj, tregon interesin e investitorëve koreano-jugorë për tregun shqiptar.

Topalli njohu kolegët nga Koreja e Jugut me zhvillimet e fundit në Shqipëri pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ajo shprehu bindjen se në mandatin e dytë qeverisës të kryeministrit Berisha reformat në ekonominë shqiptare dhe rritja e konsoliduar e saj mbeten prioritet, duke pasur si qëllim kryesor thithjen e investimeve të huaja.

k.k/NOA

KOMENTE