Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentet, Policia: Situata shqetësuese, do të ndëshkojmë maksimalisht shkelësit
English

Aksidentet, Policia: Situata shqetësuese, do të ndëshkojmë maksimalisht shkelësit

Tiranë, 31 korrik NOA - Aksidentet e ndodhura ditët e fundit në rrugët e vendit të cilat kanë numëruar më shumë se 14 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur ka detyruar Policinë e Shtetit të reagojë ashpër me masat e saj, ndërsa sipas saj sërish situata mbetet shqetësuese.

Policia e Shtetit nëpërmjet zëdhënësit të saj Klodian Branko ka bërë të ditur sot se Policia Rrugore prej disa ditësh ka kaluar në shërbim të përforcuar, duke shtuar prezencën e saj në akset rrugore, e mbështetur dhe nga policia e rendit dhe e forcave lëvizëse operacionale.

"Janë ngritur disa grupe Taskë Forcë, të drejtuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore për të operuar në të gjithë territorin e vendit. I është dhënë kompetencë Patrullave të Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të operuar në fushën e qarkullimit rrugor" deklaroi zëdhënësi i dikasterit blu, Klodian Branko.

Më tej Policia e Shtetit deklaroi faktin se në dy muajt e fundit nëpërmjet pikave të kalimit kufitarë kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria 579 540 automjete, ose 133 mijë automjete më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kështu policia u kërkon të gjithë drejtuesve të automjeteve, përdoruesve të rrugës, të zbatojnë me rigorozitet normat e sjelljes së Kodit Rrugor, të ndërgjegjësohen për pasojat e rënda që sjell mos zbatimi i këtyre rregullave për ta, pasagjerëve apo qytetarëve të tjerë.

"Drejtuesit e automjeteve duhet të ulin shpejtësinë gjatë drejtimit të mjeteve, të mos përdorin automjetin nën efektin e alkoolit, të përdorin rripat e sigurimit dhe kaskat mbrojtëse për të minimizuar sa më shumë të jetë e mundur aksidentet dhe pasojat e tyre.

Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë maksimalisht drejtuesit a automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë këtij shtatë mujori janë vendosur rreth 355 mijë gjoba dhe janë hequr rreth 6 mijë patenta, 70% e të cilave janë hequr për shpejtësi" përfundoi Branko.

k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE