English

Berisha në Laprakë, Shalsi: Kryeministri fsheh korrupsionin e qeverisë

Tiranë, 31 korrik NOA-Pas vizitës së kryeministrit Berisha në Laprakë reagon nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi.

Ai e ka cilësuar vizitën e Berishës si ecejaket e një të dehuri të cilat duan të tregojnë e të paraqesin si normale një situatë që s'është aspak e tillë.

"Sali Berisha ka vjedhur zgjedhjet dhe ka zbrazur arkën e shtetit e kjo është një e vërtetë që nuk mund të mbulohet ashtu si kundër nuk mund të mbulohet dielli me shoshë.

Meqë sot erdhi në Laprakë, i themi Sali Berishës, se qytetarët e Tiranës e kanë kundërvotuar si asnjëherë më parë", u shpreh Shalsi.

Sipas tij, PS dhe Edi Rama do të luftojnë me çdo mjet demokratik, që ti japin fund një regjimi të tillë rrëmbyesish votash, apo rrëmbyesish të pasurive kombëtare.

m.i/NOA

Â

KOMENTE