Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshpërim për pasaporta
English

Dëshpërim për pasaporta

"Boshnjakët dhe serbët e dinë se është vetëm çështje kohe përmbushja e kushteve për heqjen e vizave. Por jo kosovarët, të cilët nuk kanë filluar ende të punojnë me BE për këtë çështje. Gjërat komplikohen prej faktit, ngaqë Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk mund të refuzojë t'u japë serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë aty pasaporta biometrike"

Nga "The Economist"

Çdo pranverë miliona të rinj eksplorojnë Evropën duke përdorur bileta të lira kontinentale urbani. Falë një marrëveshjeje për heqjen e vizave, akoma më shumë të rinj me kitara në Barcelonë apo stepat spanjolle në Romë shpejt do të dëgjohen nga pjesët e ish-Jugosllavisë - por ende jo i nga gjithë Ballkani Perëndimor. Kjo po rrit tensionin politik.

Prej vitesh vizat kanë qenë çështje nevralgjike në rajon. Kështu që rekomandimi i fundit i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për serbët, malazezët dhe maqedonasit në fillim të vitit 2010 duhet të jetë lajm i mirë. Nëse zbatohet, kjo do t'u mundësojë këtyre vendeve lëvizjen e lirë në zonën Schengen të 25 vendeve, përfshi thuajse të gjithë anëtarët e BE, plus Zvicër, Norvegji dhe Islandë.

Para luftërave të viteve ‘90 jugosllavët lëviznin pa viza në Evropë. Sot thuhet se 70 për qind e studentëve të universitetit të Beogradit nuk kanë dalë kurrë jashtë vendit. Për vite ministrat e Jashtëm të BE janë kritikuar nga kolegët ballkanas. Përgjigjja e tyre shpesh ka qenë se, nëse do ta kishin në dorë, ata dakord ishin. Por ministrat e Brendshëm, të trembur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës dhe qenieve njerëzore, kundërshtonin. Kundër-argumenti ka qenë që kriminelët nuk presin në radhë për viza, sepse ata mund t'i blejnë ose falsifikojnë ato, kështu që rregullat për viza ndëshkojnë njerëzit e thjeshtë dhe biznesmenët e ligjshëm.

Heqja e vizave ka kërkuar një punë të madhe, prezantimi i pasaportave biometrike moderne është vetëm hapi i parë. Zemërimi prej vendimit politik tashmë ka nisur të ndihet.

Në Ballkan vizat dhe pasaportat nuk janë thjesht një çështje teknike, por çështje e politikës së madhe. Vendimi i Komisionit do të thotë që boshnjakët, shqiptarët dhe kosovarët janë lënë mbrapa.

Në Bosnjë zemërimi është i veçantë. Boshnjakët myslimanë nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa kroato-boshnjakët munden, sepse ata ka kohë që përdorin pasaporta kroate, për të cilët vizat janë hequr para disa viteve; serbo-boshnjakët tani mund të aplikojnë me shumicë për pasaporta serbe. E gjitha e dobëson shtetin e brishtë boshnjak. Është irrituese, thonë boshnjakët, se një kriminel në arrati si Ratko Mlladiç, i kërkuar për vrasjen e tetë mijë boshnjakëve në Srebrenicë në 1995, teorikisht tani mund të lëvizë i lirë me pasaportë serbe, ndërsa të afërmit e viktimave jo.

Megjithatë, boshnjakët dhe serbët e dinë se është vetëm çështje kohe përmbushja e kushteve për heqjen e vizave. Por jo kosovarët, të cilët nuk kanë filluar ende të punojnë me BE për këtë çështje. Gjërat komplikohen prej faktit, ngaqë Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk mund të refuzojë t'u japë serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë aty pasaporta biometrike. Por BE i përjashton ata si pjesë e marrëveshjes për heqjen e vizave.

Kështu që një pasaportë serbe për dikë në Kosovë nuk do e ketë vlerën e një të tille për boshnjakët. Dhe nëse Serbia e Kroacia mund të japin pasaporta në Bosnjë, përse Shqipëria të mos japë pasaporta për kosovarët? Disa edhe mund të nisin të mendojnë se përse kombi shqiptar duhet të ndahet në dy shtete. Anomalitë burokratike mund të kenë pasoja të mëdha.

Komentoni edhe ju këtë opinion / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE