English

Dyfishohet numri i të prekurve nga gripi i derrave në vend, 4 raste të reja

Tiranë, 31 korrik NOA - Dyfishohet numri i të prekurve nga gripi i derrave në Shqipëri.

Katër rasteve të konfirmuara pak ditë më parë u janë shtuar edhe katër raste të reja të konfirmuara ditën e sotme.

Analizat e ardhura nga Rumania konfirmuan shtimin e rasteve të të infektuarve me A/H1N1 në vend. Ndërkohë që në Kosovë dyshohet se një 17-vjeçare mund të jetë e prekur nga gripi i derrave.

Pas rastit të parë të konfirmuar pak ditë më parë kur një fëmijë 9-vjeçar rezultoi me virusin H1N1 tashmë pritet të konfirmohet dhe rasti i dytë.

k.k/NOA

KOMENTE