Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maratona e këngës popullore , mbush përplot sheshet e vendit
English

"Maratona e këngës popullore", mbush përplot sheshet e vendit

Tiranë, 31 Korrik NOA Fotot Update- "Maratona e këngës popullore e qytetare" një spektakël i cili organizohet nga Shoqata Artistike dhe Kulturore "Promotor", po korr sukses në të gjithë vendin dhe po transmetohet për të katërtën herë në Televizionin Klan.

Kësaj here ky spektakël i muzikës popullore shqiptare është mbështetur dhe përkrahur nga kompania celulare AMC.

Maratona e Këngës Popullore është projekti i parë i madh me të cilin TV Klan nisi transmetimet e përmasave të mëdha televizive por në të gjitha edicionet ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe me një audience maksimale.

Në boshtin e këtij projekti është kënga popullore e qytetare, por spektakli duke qenë një manifestim i vlerave muzikore, artistike, kulturore, i ka tejkaluar dimensionet e këngës. Natyrisht që në të, një hapësirë të rëndësishme ka thesari i vlerave popullore, risjelle me tendencat e konceptet muzikore bashkëkohore.

Për të sjellë këtë brum muzikor do të grishen të marrin pjese artistët dhe personazhet më të spikatur të këngës popullore e qytetare.

Spektakli ka treguar që është një eveniment artistik i mirëfilltë, një evokim i vlerave muzikore popullore shqiptare, por edhe një homazh për figurat më të mëdha të kësaj tradite.

Edhe në këtë edicion është arritur realizimi i dimensioneve mbarëshqiptare duke u koordinuar edhe me artistët jashtë kufijve, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke thithur potencialet më të mira të këtyre trevave.

Në sajë të mbështetjes së AMC sheshet e qyteteve janë kthyer në qendra të vërteta argëtimi për qytetarët si edhe për vizitorët e këtyre qyteteve.

Maratona e Këngës Popullore në bashkëpunim me AMC deri tani ka vizituar qytetet e Gjirokastrës, Sarandës, Elbasanit, Kukësit, Durrësit, Vlorës dhe Ulqinit.

Në vazhdim të këtij turi të muzikës popullore dhe qytetare do të ketë ndalesa edhe në qytetet e Pogradecit, Korçës dhe Lezhës.

/a.k/e.l/NOA/ - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE