Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një gjykatëse kërkon lirimin e një të burgosuri në Guantanamo
English

Një gjykatëse kërkon lirimin e një të burgosuri në Guantanamo

Uashington, 31 korrik NOA - Njëri prej të ndaluarve më të rinj në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo të Kubës, është liruar dje nga një gjykatëse federale në Uashington

Gjykatësja tha se i burgosuri Mohamed Javadit, ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme për gjashtë muaj e gjysëm. Qeveria do të ketë kohë deri në fund të gushtit për ta rikthyer Javadin përsëri në Afganistan ose të ngrenë akuza penale civile kundër tij.

Qeveria amerikane kishte akuzuar Javadin se kishte hedhur një granatë në një automjet në dhjetor të vitit 2002, ku për pasojë kishin mbetur të plagosur dy anëtarë të forcave speciale amerikane dhe përkthyesin e tyre afgan.

Mohamed Javadi u ndalua në Afganistan, dhe sipas tij zyrtarët afganë e detyruan të pranonte fajin, dhe pastaj e dërguan në qendrën e ndalimit në Guantanamo në vitin 2003.

Ndërkohë që mosha e Javadit nuk është e sigurt sepse ai ka lindur në një kamp refugjatësh në Pakistan. Por sipas tij ishte rreth 12 vjeç kur e kapën në vitin 2002, por Pentagoni thotë se ai ishte 17-vjeç.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ra dakord këtë muaj që të mos përdorë asnjë nga deklaratat që Javadi ka dhënë gjatë marrjes në pyetje, për shkak të akuzave për tortura.

KOMENTE