English

Njoftim nga AIITC

"Në mbështetje të njerëzve në nevojë" është projekti më i fundit që po zbatohet nga AIITC për t'ju ardhur në ndihmë njerëzve në kushte të vështira ekonomike, si dhe kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Ky projekt u mundësua nga Shoqata Internacionale Humanitare (IHH) në bashkëpunim me Shoqatën Selaam, të cilat sjellin mjete ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara

dhe kuti me produkte ushqimore për njerëzit në nevojë.

Projekti i realizuar nën kujdesin e Shoqatës Kulturore GRUAJA, Shoqatës së personave me aftësi të kufizuar, Shoqatës së Fëmijëve të Shqipërisë kurorëzohet me një ceremoni, e cila mbahet më dt. 01.08.2009, ora 10, tek Shoqata e Invalidëve Para & Tetraplegjikë, dega Tiranë, Rr. "Durrësit", ish-Uzina Tirana, Laprake.

Ftohen mediat te marrin pjese!

Jolanda LILA

Përgjegjëse e marrëdhënieve me mediat në AIITC

KOMENTE