English

Denoncon makinën e vjedhur, policia ia gjen, por nuk kap dot autorët e vjedhjes

Durrës, 1 gusht, NOA - Forcave të policisë u ka mbërritur një denoncim nga 28-vjeçari Julian Qyta, për vjedhjen e makinës së tij tip Mercedes Benz 200D me targë DV2505A, te Shkëmbi i Kavajës.

Mjeti në fjalë, më pas është konstatuar nga shërbimi i qarkullimit rrugor në autostradë në drejtimin Durrës-Tiranë, ku pas ndjekjes nga policia ai është braktisur nga tre persona në Maminas, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të fushave duke i shpëtuar ndjekjes së punonjësve të policisë.

Eshte bërë bllokimi i mjetit dhe kanë filluar veprimet e para hetimore, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE