Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëntor, nis ndërtimi i pjesës kosovare të autostradës që lidh Kosovën me Durrësin
English

Nëntor, nis ndërtimi i pjesës kosovare të autostradës që lidh Kosovën me Durrësin

Prishtinë, 1 gusht, NOA - Pjesa kosovare e autostradës që lidh Kosovën me Durrësin, do të nisë të ndërtohet në muajin nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri kosovar i Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili ka detajuar se pikërisht në këtë periudhë do të nisë ndërtimi i segmentit rrugor, Morinë-Vërmic, të cilën ai e ka quajtur si pjesë të autostradës që lidh kombin.

Ndërkaq, deri në Morinë, i takon palës shqiptare ta ndërtojë autostradën, e cila në fakt tashmë është inauguruar, edhe me praninë e kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi në ditët e fundit të qershorit.

Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT) gjithashtu ka shpallur të premten kompaninë financiare konsultuese, e cila do të rrumbullakojë përgatitjen e dosjes së tenderit për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare.

Ndërkaq, ministri Limaj, ka bërë me dijeni edhe faktin se javën tjetër shpallet shprehja e interesit per Aeroportin e Prishtinës.

n.e/NOA - Komentoni edhe ju këtë intervistë / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE