English

Refik Halili, zgjidhet nga Asambleja si presidenti i ri i klubit futbollistik ‘Tirana'

Tiranë, 1 gusht, NOA - Asambleja e Klubit të Futbollit ‘Tirana' ka zgjedhur Refik Halilin si presidentin e ri të këtij klubi, me rezultatin optimal të 40 votave të të pranishmëve në këtë takim, ndërsa 11 anëtarë të tjerë mungonin gjatë tij.

Presidenti i skuadrës bardheblu në fakt, në garën e tij për kryesimin e klubit, nuk është se kishte ndonjë kundërshtar dhe ka qenë kandidatura e vetme në këtë votim.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të ekipit të Tiranës, presidenti i ri Refik Halili ka theksuar se investimet e bëra deri tani për Tiranën do të pasohen nga të tjera edhe më të mëdha.

Ai ndërkaq, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë njerëzit që duan të investojnë te klubi, gjithmonë për të mirën e Tiranës.

n.e/NOA - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE