Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fuqia e frutave të stinës, në bukurinë dhe hijeshinë e lëkurës tonë
English

Fuqia e frutave të stinës, në bukurinë dhe hijeshinë e lëkurës tonë

Shëndeti varet nga ajo që ne hamë dhe një ushqim i shëndetshëm parakupton shumë, shumë fruta.

Vitaminat, mineralet, acidet: të gjitha që duhen për të qenë të shëndetshëm gjenden te frutat, si portokalli, dardha, kivi (aktinidi), etj,

Shumica e kompanive kozmetike aplikojnë në përmbajtjen e produkteve të tyre kozmetike fuqinë e frutave që i bën ato më efikase dhe i japin gjithashtu dhe një aromë joshëse. Acidet e frutave e bëjnë lëkurën më të butë dhe elastike.

Këtu po ju sugjerojmë disa trajtime kozmetike që mund t'i përgatitni vetë në shtëpi.

Portokalli

Me anë të këtij fruti të pasur me vitamina, mund të përgatisni një maskë të tillë.

Mjafton të përzieni tulin e portokallit me gjysmë luge vaj lini, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta, më pas e shpëlani. Nëse lëkura e juaj është shumë e ndjeshme mbajeni maskën 5 minuta.

Avokado, për një fytyrë të hidratuar dhe të freskët

Për rezultate fantastike kundër lëkurës së thatë, një telash që stimulohet shumë nga i ftohti i ditës, tani ka një zgjidhje:

Vendoni në mikser tulin e avokados, pak qumësht dhe disa pika limoni, aplikojeni masën në fytyrë për disa minuta.

Banane

Gjithashtu një krem i mirë hidratues mund të përgatitet me bazë frytin e bananes:

Përzieni tulin e bananes me një lugë vaj ulliri, si dhe disa pika lëng limoni.

Limoni

Limoni është një mjekim efikas për pikat e zeza. Fërkojeni direkt në fytyrë për të parë rezultatet e para.

Luleshtrydhja

Luleshtrydhja është jashtëzakonisht e përkryer për të pastruar lëkurën e fytyrës, por edhe për duart e plasaritura nga të ftohtit.

/a.k/e.l/NOA/

KOMENTE