Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Republikane kërkon nga qeveria, ndryshimin e Kodit Elektoral
English

Partia Republikane kërkon nga qeveria, ndryshimin e Kodit Elektoral

Tiranë, 2 gusht NOA - Partia Republikane deklaroi sot se kërkon nga qeveria, ndryshimin e Kodit Elektoral duke e konsideruar këtë nismë që e publikoi menjëherë pas zgjedhjeve LSI, si të pranueshme dhe të nevojshme për t'u kryer.

Pohimin e bëri sot në mesditë në një konferencë për shtyp, nënkryetari i Partisë Republikane, Alfred Deshati.

Sipas tij, ndryshimi i Kodit Elektoral do t'i jepte frymëmarrje parlamentit dhe do të krijonte hapësira të drejta për forcat politike që quhen parti të vogla por që kanë një rol të rëndësishëm në jetën politike të vendit.

"Ne jemi sot forca e dytë politike në koalicioni fitues të së djathtës, - theksoi z. Deshati.

Sipas tij, Partia republikane i ka dhënë katër deputetë fitores së të djathtës.

Në zgjedhjet e 28 qershorit, koalicioni i djathtë përmblodhi 16 parti.

Mes tyre, PD mori 69 deputetë dhe një mandat të vetëm, PR. Të 14 partitë e tjera nuk morën asnjë deputet në parlamentin e ri me 140 deputetë.

/e.l/k.k/NOA/ - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE