Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritet në mënyrë abuzive, çmimi i cigareve
English

Rritet në mënyrë abuzive, çmimi i cigareve

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 2 Gusht NOA - Ende pa hyrë në fuqi rritja e akcizës për disa mallra, çmimi i duhanit në tregun vendas ka ndryshuar.

Në pikat e shumicës një paketë cigare kushton 10 deri në 30 lekë më shtrenjtë. Rritja është vërejtur tek ato cigare që konsumohen më shumë.

"Ka më shumë se një javë, thotë një tregtare, që çmimi i cigareve është rritur, por jo për të gjitha kategoritë".

Situata duket absurde pasi vendimi i qeverisë nuk është bërë ende efektiv dhe tregu ka reaguar në mënyrë të menjëhershme. Ky fakt vlerësohet si abuziv nga tregtarët.

Lojën po e bëjnë grosistët, të cilët me qëllim nuk po shpërndajnë mallin, duke i mbajtur stok. Mungesa e një produkti në treg kur kërkesa mbetet e pandryshuar

shoqërohet me rritje çmimi.

Një tjetër tregtar i pyetur për shkaqet e rritjes së çmimit thotë se për asnjë arsye tregu nuk ka pse të reagojë në këtë mënyrë.

Ato dyqane që furnizohen direkt nga firmat nuk kanë ndryshuar çmimet.

Këto të fundit janë abuzive nga tregtarët e dorës së dytë.

Pak kohë më parë qeveria vendosi që të rrisë akcizën për pijet alkoolike, duhanin dhe kafenë. Por ky vendim ende nuk ka hyrë në fuqi pasi pritet që të kalojë për miratim në parlament.

r.l/NOA - Komentoni edhe ju këtë lajm / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimitÂ

KOMENTE