Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e serbëve për trafikim organesh në Kosovë, KE nis hetimet
English

Akuzat e serbëve për trafikim organesh në Kosovë, KE nis hetimet

Beograd, 3 gusht NOA - Pas akuzave të serbëve se ushtarët shqiptarë kanë rrëmbyer serbë gjatë luftës në Kosovë dhe u kanë marrë organet me qëllim për t'i shitur ja detyruar Këshillin e Evropës të nisë hetimet.

Sipas agjencisë së lajmeve AP në Beograd senatori zviceran Dik Marti është vendosur të udhëheqë hetimet në lidhje me akuzat e bëra publike në librin "Gjuetia" të ish kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte e cila pretendon se në veri të Shqipërisë është kryer trafik organesh të ushtarëve serbë. Dik Marti ka mbërritur në Beograd ku do të qëndrojë dy ditë e më pas do të vizitojë Shqipërinë për dy ditë me radhë.

Pavarësisht akuzave të serbëve përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, i kanë hedhur poshtë ato.

Rreth 5 muaj më parë, Serbia i kërkoi zyrtarisht Shqipërisë të fillojë hetimet në lidhje me këtë çështje. k.k/NOA

KOMENTE