English

I vjedhin automjetin poshtë pallatit, kryen denoncimin menjëherë në polici

Fushë-Krujë, 3 gusht, NOA - Forcat e policisë së Fushë-Krujës kanë marrë një kallëzim penal prej 23-vjeçarit Blerim Xhepi, lindur dhe banues në këtë qytet, për vjedhjen e makinës së tij.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai ka shpjeguar për ta se pasi ka punuar në orët e natës, ka ardhur në banesë me mjetin e tij autoveturë Benz me targa TR-5131-M ngjyrë të bardhë, të cilën e ka parkuar në oborr të pallatit dhe në mëngjes ka konstatuar se automjeti nuk ndodhej më aty.

Po punohet për identifikimin e autorëve, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

KOMENTE