English

Pushimet, gjatë orëve të fundit në portin e Durrësit mbërritën 9300 vetë

Durrës, 3 gusht NOA - Porti i Durrësit gjatë 24 orëve të fundit ka pritur me qindra emigrantë të cilët janë kthyer nga Italia për të kaluar pushimet në atdhe.

Sipas autoriteteve të portit të Durrësit, gjatë orëve të fundit kanë mbërritur rreth 9300 persona, me të cilëve edhe shtetas të huaj.

Pritet që fluksi të shtohet për shkak se muaji gusht është periudha e kthimit të emigrantëve në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Ndërkohë që në pikën kufitare të Kakavijës gjatë mesnatës kanë mbërritur rreth 1400 persona, por marrja e masave dhe pajisja me sportele shtesë ka bërë që të mos ketë radhë të gjata.

k.k/NOA

KOMENTE