English

Ish-presidenti i SHBA-së, Klinton negociatë në Phenian për lirimin e dy gazetareve

Korea e Veriut, 4 gusht NOA - Nënkryetari i parlamentit dhe kryenegociatori i çështjeve bërthamore të Koresë së Veriut, Kim Kye Këan, ka pritur sot në aeroport ish-presidenti amerikan Bill Klinton.

Klinton aktualisht ndodhet në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, për të negociuar rreth lirimit të dy gazetareve amerikane.

Ish-presidenti i SHBA-së, ka marrë përsipër të negociojë për të liruar gazetarët amerikane Euna Lee dhe Laura Ling të cilat janë mbajtur nga Pheniani që nga muaji mars nën akuzat se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Kina në Korenë e Veriut.

Sipas mediave gazetaret u arrestuan ndërsa po njoftonin lidhur me gjendjen e refugjatëve koreano-veriorë në Kinë, afër kufirit me Korenë e Veriut.

Ato u dënuan në qershor të këtij viti me 12 vjet punë të detyruar.

Ndërkohë që qeveria "Obama" është e interesuar për misionin e Klinton në lirimin e dy gazetareve.

k.k/NOA

KOMENTE