Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohet 4.5 kg heroinë në pikën kufitare të Kakavijës, arrestohet autori
English

Sekuestrohet 4.5 kg heroinë në pikën kufitare të Kakavijës, arrestohet autori

Kakavijë, 4 gusht, NOA -Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volsvagen "Passat" me targa Greke ATE 75 07, poshtë kofanos së tij kanë konstatuar disa pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se u vërtetua që në makinën e drejtuar prej Kristaq Mushës, 42-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Portëz të Fierit, i cili udhëtonte për në Athinë u gjetën 9 pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Gjatë peshimit, rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 4 kilogramë e 650 Gramë .

Nga ana e policisë së Gjirokastrës është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristaq Musha për veprën penale të "Trafik ndërkombëtarë i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 /a i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE