Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vinte turp se e arrestuan për vjedhje, varet me këmishën e tij në qeli, policia i shpëton jetën
English

I vinte turp se e arrestuan për vjedhje, varet me këmishën e tij në qeli, policia i shpëton jetën

Kavajë, 5 gusht NOA - Ishte apo jo autori i një vjedhje të ndodhur një ditë më parë në Kavajë, ai tashmë ishte arrestuar.

Sedra e tij e sëmurë duket se e ka detyruar atë të dënojë vetën me varje, vetëm pak orë pas arrestimit pikërisht në qeli.

Ngjarja ka për protagonist 31-vjeçarin Albert Bajramin nga Kavaja i cili ka tentuar të varë vetën  në dhomën e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ai ka grisur këmishën e tij duke e sajur si litar për ta përdorur për të varur veten.

Por skena është diktuar nga policët roje të shërbimit të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke i shpëtuar jetën të riun.

Burime nga policia thanë se Barjami ishte kapur ditën e djeshme pasi dyshohet se është autori i një vjedhje të kryer në Kavajë.

Ende pa mbushur 24 orë në qeli, Bajrami ka tentuar t'i japë fund jetës.

Ndërkohë pas mjekimeve në spital, i arrestuari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Bajrami do të merret në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat që e detyruan atë të tentonte t'i jepte fund jetës.

Por dyshohet se 31-vjeçari nuk ka përtypur fakti që është arrestuar për vjedhje që sipas tij nuk e ka kryer një gjë të tillë, megjithatë gjithçka është nën hetim.

k.k/NOA

KOMENTE