Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-presidenti i SHBA Clinton dhe dy gazetaret e liruara mbërrijnë në Amerikë
English

Ish-presidenti i SHBA Clinton dhe dy gazetaret e liruara mbërrijnë në Amerikë

Amerikë, 5 gusht NOA - Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe dy gazetaret e liruara prej tij nga burgu në Korenë e Veriut kanë mbërritur në SHBA.

Pas përfundimit me sukses të negociatave që kreu Clinton me autoritetet e Koresë së Veriut për lirimin e dy gazetareve dhe mbërritjes së tyre në Amerikë ka reaguar kreu u Shtëpisë së Bardhë, Barak Obama.

"Jam shumë i lehtësuar dhe falënderoi zotin Clinton për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme" mësohet të ketë deklaruar Obama.

Ndërsa vetë negociatori, Bill Clinton tha se ishte i lumtur që vuajtja e dy gazetareve kishte mbaruar dhe se e kishte ndërmarrë këtë mision humanitar me kërkesë të familjeve të dy gazetareve, Shtëpisë së Bardhë dhe ish zv/presidentit të tij Al Gore.

Dy gazetaret amerikane u dënuan me 12 vite punë të detyrueshme në Korenë e Veriut pasi u akuzuan se kishin hyrë ilegalisht.

k.k/NOA

KOMENTE