English

Berisha për masakrën: Policët të shpallen Dëshmorë të Atdheut

Tiranë, 7 gusht NOA - Nesër do të jetë ditë zie në nderim të katër punonjësit e policisë së vrarë sot gjatë operacionit për kapjen e Dritan Dajtit.

Ka qenë kryeministri Sali Berisha i cili ka dalë sot pasdite në një konferencë për shtyp me anë të së cilës bëri të ditur se katër policët e vrarë u shpallën Dëshmorë të Atdheut, ndërsa shpalli ditën e nesërme Ditë Zie, në nderim të policëve të vrarë.

"Sot ra në krye të detyrës për tu bërë të pavdekshëm anëtarët e Policisë së Shtetit drejtues Fatos, komandant në forcën e posaçme në Drejtorinë Kundër Krimit, kryeinspektor Kastriot Feska, kryeinspektor Altin Dizdari, kryeinspektor Saimir Duckollari. Ata ranë të krye të detyrës në një operacion që ata ndërmorën për të kapur kriminelin më të kërkuar dhe më të rreziskshëm të krimit Shqiptar Dritan Djati dhe bandën e tij.

Sot familjet e Fatos Xhanit, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feska, fëmijët e tyre të vegjël, bashkëshortën familjarët e tjerë miqtë e tyre janë në zi të thellë për humbjet e njerëzve të tyre më të dashur

Forcat e rendit kanë humbur oficerët më trima të tyre Kombi Shqiptar shërbëtorët e vetë më të përkushtuar" deklaroi Berisha.

"Duke shprehur dhimbjen e thellë, solideariten e madh me fëmijët, bashkëshortët familjarët dhe të gjithat anëtët, qeveria ka vendosur që drejtues Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duckollari dhe Kastriot Feska, në përputhje me procedurat që parashikon ligji të shpallen Dëshmorë të Atdheut.

Dita e nesërme në nderim të heroizmit të punonjësve të policisë të shallet Ditë Zie

Flamujt në të gjitha institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë në orën 12 në nderim të 4 dëshmorëve të atdheut të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.

Homazhet do të bëhen në pallatin e kongreseve ndërsa varrimi i tyre do të kryeht në varrezat e dëshmorëve të kobit" përfundoi Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE