Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha inauguron punimet në segmentin e dytë të rrugës Laç - Patok
English

Kryeministri Berisha inauguron punimet në segmentin e dytë të rrugës Laç - Patok

Laç, 7 gusht NOA - Â Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot fillimin e punimeve në segmentin e dytë të rrugë Laç - Patok, në rrethin e Kurbinit.

"Inaugurimi i kësaj rruge është vazhdimi i fitores, fitore e cila u bazua tërësisht mbi vizionin e zhvillimit evropian të Kurbinit dhe të mbarë Shqipërisë, u bazua në mbajtjen e fjalës së dhënë, në mbajtjen e premtimeve. Bëmë segmentin e parë dhe tani segmenti i dytë shkon deri në det, 6.2 kilometra, 183 milionë lekë investim i standardeve më të mira evropiane. Jam i bindur se vitin e ardhshëm, numri i pushuesve dhe i turistëve që do të frekuentojnë Patokun, do të jetë shumë i madh, shumë herë më i madh se këtë vit. Kjo rrugë është një nga ato rrugë që lidh kombin me detin, që kthen kombin drejt detit dhe është në planin dhe vizionin e kësaj qeverie, që brenda vitit 2010, të ketë përfunduar asfaltimin e të gjitha rrugëve që zbresin në det nga Velipoja deri në Ksamil" deklaroi Berisha.

"Siç kemi deklaruar, këto 4 vite do të përqendrohemi shumë për të ndihmuar fermerët shqiptarë me vaditjen, natyrisht një vaditje tjetër, jo tashmë me shatë dhe me presë. Le t'ua lëmë kohërave se boll i kemi përdorur ato dhe të kthehemi të vadisim me pika, me sistem shiu dhe sistemet më modern" përfundoi Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE