Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritet numri i viktimave të Dritan Dajtit, 5 të vrarë dhe gjashtë të plagosur
English

Rritet numri i viktimave të Dritan Dajtit, 5 të vrarë dhe gjashtë të plagosur

Durrës, 7 gusht NOA/UPDATE - Fatos Xhani 38-vjeç efektiv i operacioneve speciale është një nga policët e vrarë nga dora e njeriut më të njohur në botën e krimit në Shqipëri, Dritan Dajti.

Ndërsa janë edhe tre policisë të vrarë emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publike.

Mësohet se edhe dy persona të tjerë ndodhen në vdekje klinike, si dhe disa të plagosur në radhët e civilëve.

Duket se ‘koka' e Dritan Dajtit ka sjellë një masakër të vërtetë, bilanci i të cilit ende nuk dihet saktësisht ndërsa mendohet se mund të jetë i frikshëm.

Të paktën 5 të vrarë mes tyre katër policë dhe një i plagosur, dhe si gjashtë dëshmitarë të plagosur apo edhe vetë plagosja e shkaktarit të tragjedisë, është rrjedhoja e një operacioni i cili u mobilizua të çonte në qeli njeriun më të frikshëm nga policia.

Arrestimi i Dritan Dajtit, do të ishte një sukses i punonjësve të policisë, por e gjitha kjo u krye me gjakderdhje.

Dajti konsiderohej një person i rrezikshëm nga policia, ai u skedua prej saj qysh në vitin 1999 kur emri i tij u lakua si vrasësi i biznesmenit Beqir Beqaj.

Në atë kohë ai u arrestua shumë "lehtë" por edhe shumë lehtë ai mundi të fitonte sërish lirinë.

Me anë të një motori dhe me mbështetjen e një personi sfidoi policinë duke u larguar nga Gjykata teksa pritej seanca gjyqësore në ngarkim të tij.

Ndërkohë që masakra e sotme ka krijuar panik te pushuesit e shumtë në plazhin e Durrësit pranë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Në vendngjarja kanë shkuar drejtuesit më të lartë të dikasterit blu.

k.k/NOA

KOMENTE