Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Dajti dhe bashkëpunëtori i tij Erges Xhaxhi kurohen në Spitalin e Burgut
English

Dritan Dajti dhe bashkëpunëtori i tij Erges Xhaxhi kurohen në Spitalin e Burgut

Tiranë, 8 gusht NOA - Spitali i Burgut në Tiranë, është blinduar ditën e sotme nga forca të shumta policie, pas transportimit të Dritan Dajtit në këtë spital.

Pas ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasditen e djeshme, super i kërkuari cili vrau katër punonjës policie gjatë aksionit për kapjen e tij ku mbeti i plagosur edhe vetë u transportua në Spitalin e Burgut ku po kurohet.

Burimet spitalore tregojnë se Dajti ndodhet në gjendje të rëndë po jashtë rrezikut për jetën.

Ai kishte marrë tre plagë të cilat nuk i rrezikuan jetën.

Nën masa të rrepta sigurie në Spitalin e Burgut ndodhet edhe Erges Xhaxhi miku i Dajtit, i cili ka marrë plagë te lehta.

Dajti dhe Xhaxhi sulmuan dje në plazhin e Durrësit forcat e policisë të cilat u afruan për t'i vënë prangat shumë të kërkuarit.

Mirëpo operacioni u kthye në një tragjedi ku humbën jetën katër oficerë policie si dhe miku i ngushtë i Dajti, Ledion Mara, ndërsa u plagosën Dritan Dajti dhe Erges Xhaxhi.

k.k/NOA

KOMENTE