Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një çift bashkëshortësh serb gjenden të vdekur në banesën e tyre në Kosovë
English

Një çift bashkëshortësh serb gjenden të vdekur në banesën e tyre në Kosovë

Kosovë, 8 gusht NOA - Një çift serb u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Kosovë.

Ngjarja ndodhi sot kur një çift bashkëshortësh të përkatësisë kombëtare serbe u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Partesh të komunës së Gjilanit në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të policisë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së çiftit të cilët janë identifikuar si Trajanka dhe Bogdan Petkoviç të moshës 58 dhe 64-vjeç.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat po ende nuk ka zbuluar shkaqet e vdekjes së çiftit.

Nga ana tjetër zyrtarët serb thanë se bëhet fjalë për një veprim të dhunshëm me motive etnike.

Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic ka kërkuar që hetimet rreth kësaj ngjarjeje të zhvillohen nga një grup i paanshëm ndërkombëtar, në mënyrë që, sipas tij, të zbulohet e vërteta në këtë krim.

Â

KOMENTE