English

Shpërthen një sasi tritoli në një fabrikë në Fushë-Krujë

Fushë-Krujë, 8 gusht NOA - Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në një kamion brenda në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë.

Shpërthimi i eksplozivit nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se një kamion që po transportonte gurë ka shpërthyer brenda në fabrikë duke shkaktuar panik te punëtorët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas policisë nga hetimet e para dyshohet se një sasi tritoli ishte vendosur në kamion dhe ka shpërthyer por fatmirësisht asnjë nga punonjësit e fabrikës nuk është dëmtuar.

Ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e vënies së tritolit.

k.k/NOA

KOMENTE