Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli ngushëllon familjet e 4 policëve të vrarë:Policia dëshmoi sakrificën kundër krimit
English

Topalli ngushëllon familjet e 4 policëve të vrarë:Policia dëshmoi sakrificën kundër krimit

Tiranë, 8 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë sot në homazhet e kryera në nderim të katër punonjësve të policisë së vrarë dje gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajtit në Durrës.

Pas homazheve Topalli ka thënë për mediat se "Sot gjithë Shqipëria nderon katër djemtë e saj efektiva të Policisë së Shtetit. Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feska janë herojt tonë. Shqiptarët sot mbajnë frymën, Shqipëria ka humbur katër djemtë e saj, Policia e Shtetit ka humbur punonjësit e saj që ishin modeli moral. Familjet e tyre, djemtë, babanë, bashkëshortët e tyre të dashur, trima, kurajoz". "Në këto momente të vështira, ne të gjithë shprehim ngushëllimet për familjet e tyre, mbështetjen, solidaritetin me Policinë e Shtetit, që tregoj edhe një herë vullnetin por dhe dëshmoi sakrificën në luftën kundër krimit" tha më tej Topalli.

Ajo mori pjesë edhe në ceremoninë mortore të katër policëve në Varrezat e Dëshmorëve.

k.k/NOA

KOMENTE