English

Kakavijë, fluks emigrantësh që mbërrijnë në Shqipëri

Kakavijë, 9 gusht NOA - Vazhdon fluksi i emigrantëve që kthehen në atdhe nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës deklaroi sot se gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë 13.280 shtetas dhe 3670 automjete.

Ndërsa mësohet se gjatë këtyre 24 orëve kanë dalë nga vendi 3450 shtetas dhe 965 automjete.

Ndërkohë që gjatë orëve të para të paradites së sotme fluksi i kthimit të emigrantëve është shtuar.

Brenda pak orëve në mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri nga Kakavija

4520 shtetas, 700 automjete, dhe 60 autobusë, dhe sipas policia ka fluks dhe radhë të shkurtra si pasojë e fluksit.

k.k/NOA

Â

KOMENTE