English

Thaçi dënon vrasjen e çiftit serb në Gjilan

Kosovë, 9 gusht NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar rëndë vrasjen e çiftit serb ditën e djeshme në Gjilan të Kosovës.

Thaçi u ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të çiftit të bashkëshortëve të cilët u gjetën të vdekur dje në banesën e tyre në Gjilan.

Kryeministri Kosovar deklaroi se ka dënuar vrasjen e çiftit serb dhe se do të zbulohen përgjegjësit.

Çifti u gjet i vdekur dje në banesën e tyre nga fqinjët.

Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së bashkëshorteve dhe paraprakisht dyshohet se ata janë vrarë.

k.k/NOA

KOMENTE