English

Aksidenti i rëndë, kamioni me zhavorr përmbyset duke zënë poshtë tij shoferin

Kuçovë, 10 gusht, NOA - Një aksident i rëndë i ka ndodhur shoferit të një kamioni, ku pasi ishte duke shkarkuar si gjithmonë zhavorrin prej tij, papritur ai është përmbysur i tëri dhe është përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Turbull në Kuçovë dhe banorët e zonës pasi kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, kanë arritur të nxjerrin edhe shoferin nga kabina e drejtimit të mjetit.

Tashmë ai ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqet të hetojë mbi shkaqet e vërteta teknike që shkaktuan aksidentin e rëndë.

n.e/NOA

KOMENTE