English

Elbasan, shpërthen kabina, plagosen rëndë tre elektricistë

Elbasan, 10 gusht NOA - Tre elektricistë kanë mbetur të plagosur sot pas një shpërthimi që ndodhi në nënstacionin elektrik të Elbasanit në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Një inxhinier dhe dy punonjëse mbetën të plagosur pas shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda kabinës së nënstacionit.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij shpërthimi.

Nga hetimet e para dyshohet se ka qenë një qark i shkurtër shkaktari i shpërthimit brenda në kabinë, çka ka sjellë lëndimin e inxhinierit Veli Sulovari 54-vjeç dhe dy punonjëseve Roza Bezhanit 50-vjeçe dhe Alma Seitaj 40-vjeçe.

Mësohet se të dëmtuarit u transportuan në Spitalin e Elbasanit nga ku mësohet se dy punonjëset janë në gjendje të rëndë ndërsa inxhinieri ka marrë vetëm disa plagë të lehta.

k.k/NOA

KOMENTE