Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miqësorja me Qipron, biletat nga 300 deri 1.000 lekë, do të mungojnë tre lojtarë
English

Miqësorja me Qipron, biletat nga 300 deri 1.000 lekë, do të mungojnë tre lojtarë

Tiranë, 10 gusht, NOA - Janë hedhur mëngjesin e sotëm në qarkullim biletat e ndeshjes miqësore Shqipëri-Qipro që do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin "Qemal Stafa". Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, çmimet do të jenë të arsyeshme nga 300 lekë në tribunat normale, në 1.000 lekë për tribunën kryesore.

Në fakt, kjo ndeshje është cilësuar si një miqësore për të provuar disa lojtarë të rinj në ekipin kombëtar dhe për të përgatitur ndeshjen ndaj Danimarkës e cila do të luhet në shtator.

Ndërkaq, lista e bërë publike para ca ditësh nga trajneri i Kombëtares Josip Kuzhe për këtë ndeshje, nuk përfshin brenda saj lojtarët e njohur si Kapllani, Berisha dhe Bylykbashi.

Të dhënat tregojnë se kjo do të jetë ndeshja e katërt e Shqipërisë me Qipron, ku i pari daton më 19 gusht 1998, ku kemi humbur 3-2 në Nikosia; i dyti është luajtur në Tiranë, më 15 gusht 2000 (0-0), ndërsa i treti dhe i fundit, më 18 gusht 2004, ku kemi humbur 2-1 në Qipro. Shqipëria ka shënuar 3 gola dhe ka pësuar 5 të tilla. n.e/NOA

KOMENTE