Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Scooter bllokon 10 motorë uji dhe 5 skafe në Velipojë
English

"Scooter" bllokon 10 motorë uji dhe 5 skafe në Velipojë

Shkodër, 11 gusht NOA - Operacioni "Scooter" i organizuar nga policia e Shkodrës në bregdetin e Velipojës u finalizua me sekuestrimin e 10 motorëve uji dhe 5 skafeve.

Aksioni u organizua sot nga policia e Shkodrës dhe përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Velipojës duke filluar që nga Viluni pranë fshatit Rrjollë dhe deri në skajin tjetër të plazhit, atë të derdhjes së Bunës në kufi me shtetin malazez. Sipas policisë mjetet motorike të bllokuara ishin të licensuar për përdorim personal, por që ato përdoreshin si mjete fitimi nga pronarët, të cilët ua lëshonin ato me pagesë pushuesve të ndryshëm dhe nën moshë.

Ky fakt kishte sjellë probleme te pushuesit duke detyruar policinë të ndërmarrë aksioni.

k.k/NOA

KOMENTE