English

Tronditen shtetet përreth Oqeanit Paqësor nga një tërmet i fuqishëm

Nju Delhi, 11 Gusht NOA - Një goditje e fuqishme tërmeti me manjitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter, ka tronditur ishujt Andamane përgjatë brigjeve të Indisë.

Qendra e lëkundjes sizmike në Paqësor ka shkaktuar panik për cunami në Indi, Indonezi, Tajlandë, Birmani dhe Bangladesh.

Më herët, e njëjta lëkundje u regjistrua edhe në Japoni ndërsa epiqendra e saj ishte Tokio.Â

Ishujt Andamane u goditën fuqishëm nga cunami i tmerrshëm i 26 dhjetorit të vitit

të vitit 2004.

Sipas shërbimit gjeologjik amerikan, epiqendra e lëkundjes u regjistrua 263 km në veri të vendit të quajtur Port Belirishujt Andamane në një thellësi prej 33 km.

Autoritetet nuk folën për viktima, kurse gjatë mëngjesit të së martës nuk janë raportuar as parashikime për shpërthim cunami pas lëkundjeve sizmike.

e.n/NOA

KOMENTE