Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vidhet dhe përdhoset një shkollë në një fshat të Matit
English

Vidhet dhe përdhoset një shkollë në një fshat të Matit

Mat, 11 gusht NOA - Shkolla e fshatit German të komunës Komsi në Mat ka rënë sërish preh e grabitësve.

Për të tretën herë shkolla është grabitur mbrëmë nga persona ende të panjohur.

Banorët e fshatit kanë konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Burime nga policia thanë se autorët kanë marrë pjesën dërrmuese të mjeteve didaktike, objekte dhe bazë materiale që nevojitej për mësimdhënie. Sipas policisë autorët kanë dëmtuar dhe ambientin e brendshëm, të klasave dhe më pas janë larguar.

Forcat e policisë kanë administruar provat në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

k.k/NOA

Â

KOMENTE