English

Berisha dhe zyrtari i LDK: Shqipëri-Kosovë një komb, duhet të njehsohen institucionet

Tiranë, 12 gusht NOA-Kryeministri Berisha dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqerem Kryeziu kanë rënë dakord që dy shtetet të ndjehen se janë një komb e për këtë ata duhet të heqin pengesat ndaj qytetarëve të tyre.

Në takimin me numrin dy të LDK, Berisha ka theksuar nevojën e eliminimit të çdo lloj ndryshimi midis dy vendeve.

‘Dy qeveritë duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët ndaj duhet të merren veprime konkrete në njehsimin e sistemit të doganave, financave, arsimit, etj., me modelin e vendeve të Bashkimit Europian. Kombi duhet të ndjehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës", u shpreh Berisha.

Më tej, biseda u përqëndrua në bashkëpunimin midis dy partive politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë e tij për t'i dhënë LDK-së ndihmë pa rezervë, sikurse vuri theksin në nevojën e bashkimit të grupimeve të ndryshme politike në Kosovë si mënyra më e mirë që LDK-ja të arrijë rezultate pozitive.

m.i/NOA

KOMENTE