English

Deklarata tronditëse: Doja të vrisja burrin, dy fëmijët e pastaj veten

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë

Elefsinë- ATHINË, 12 Gusht NOA - Të reja tronditëse dalin nga ngjarja që shokoi Greqinë ku një nënë shqiptare mbyti dy fëmijët e saj dhe pastaj tentoi vetëvrasjen, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në Athinë.

Babai i dy fëmijëve, Sotirit dhe Aleksandrës, i cili njihet atje me emrin Jani por identifikohet nga policia me emrin Adri Terziu, ka rrëfyer sot për policinë se vrasja ishte e paralajmëruar.

"Ime shoqe më kishte thënë shkoqur: "Do të të vras ty, do të vras djalin dhe vajzën dhe në fund do të vras edhe veten".

Pikërisht ajo që ishte paralajmëruar, ndodhi, vetëm se në këtë mes shpëtoi bashkëshorti, kurse e shoqja, ende është në gjendje të rëndë në spitalin Xhanio të Piresë, por jashtë rrezikut për jetën.

"Unë u shkatërrova. Humba gjithçka. Çfarë mund të bëj unë tani. Nuk kam fjalë të përshkruaj atë që më ka rënë, pse të më ndodhë mua", ka deklaruar i mekur, babai 39-vjeçar i djalit dhe vajzës së mbytur nga e shoqja.

"Kohët e fundit", - ka vazhduar ai, - ime shoqe dukej që nuk ishte mirë, thoshte se ishte sëmurë, ankohej se kishte dhimbje në stomak dhe dhimbje të tjera. Shihja dhe unë ndryshime në mënyrën e të sjellurit të saj. I kërkova të vizitohej te mjeku, ta çoja unë, por nuk pranoi për asgjë. Madje po grindeshim shpesh këto ditë për këtë gjë dhe sherri mbaronte gjithnjë me refuzimin e saj të ikte te mjeku. Duke parë që po bëhej nevrike, mendova ta çoj te mjeku psikiatër. Por ajo refuzoi me gjaknxehtësi dhe për më tepër, më thoshte: "Je i çmendur gjë, unë shumë mirë jam, ti të shkosh te doktori dhe jo unë".

Babai i fëmijëve të mbytur, tregon gjithashtu se si ditën e tragjedisë, kishte shkuar pikërisht për të blerë ilaçet qetësuese nervore që duhet t'i jepte të shoqes të pinte.

Në lidhje me ngjarjen, policia greke e cila ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, tha sot se përbën interes të veçantë, dëshmia që presin të marrin nga gruaja 37-vjeçare e cila është e akuzuara e vetme e mbytjes së djalit tetë vjeçar dhe vajzës dy vjet më të madhe, dy ditë më parë në Elefsinë, qytet bregdetar pranë Athinës.

***

Ndërkohë, dëshmi tronditëse ka dhënë sot për policinë greke edhe Ismail Musho (që shihni në foto), daja i fëmijëve. Ai ka deklaruar se "unë kisha frikë prej ditësh se ajo do të vriste fëmijët, ndaj i kisha kërkuar të shoqit që në asnjë mënyrë të mos i linte Sotirin dhe Aleksandrën, vetëm me të".

/n.s/b.a/NOA/

Â

KOMENTE