English

Partnerët ndërkombëtarë ngushëllojnë dhe mbështesin Policinë e Shtetit

Tiranë, 12 gusht NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ngushëllohet nga partnerët ndërkombëtarë, për rënien në detyrë të katër oficerëve të policisë Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari, të cilët u vranë nga Dritan Dajti gjatë operacionit për kapjen e tij javën e kaluar në Durrës.

Prençi ka marrë sot një mesazh ngushëllimi nga  Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, John L. Ëithers, i cili i shprehu kreut të policisë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e katër oficerëve që ranë krye të detyrës.

"Vdekja e 4 oficerëve të përkushtuar të policisë dëshmon rëndësinë e madhe të punës së tyre dhe na sjell në kujtesë çmimin e tmerrshëm që kërkon zbatimi i kësaj detyre". Një tjetër mesazh ngushëllimi Prençit i ka mbërritur nga Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Roland K. Noble.

"Është përherë e trishtueshme të mësosh vdekjen e kolegëve tanë në bashkësinë ndërkombëtare të policisë, sidomos në raste të tilla ku oficerët vendosën sigurinë e publikut mbi jetët e tyre. Më lejoni t'ju përcjell ngushëllimet e përzemërta në emër të gjithë punonjësve të Zyrës Qendrore të Sekretariatit të Përgjithshëm për humbjen e katër oficerëve", thuhet në mesazhin e zotit Noble. Ndërsa në mesazhin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë OSBE, shefi i saj, Robert Bosch, ka përcjell ndjenjat e solidaritetit dhe respektit më të thellë për Policinë e Shtetit dhe familjet e katër oficerëve. Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur dhe nga Zyra Ndërlidhëse Policore Italiane e Interforcës në Shqipëri, nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë dhe Delegacioni Italian i Ekspertëve, ku shprehet dhe një herë dhimbja njerëzorë për humbjen e atër oficerëve dhe solidariteti për çdo formë të mundshme bashkëpunimi, në luftën kundër krimit.

Â

KOMENTE