Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
RENEA arreston në Fier Selami Hasanajn, vrasësin e nipit të Ben Qimes
English

RENEA arreston në Fier Selami Hasanajn, vrasësin e nipit të "Ben Qimes"

Fier, 12 Gusht NOA Fotot Update - I shumëkërkuari Selami Hasanaj, i cili është dënuar për vrasjen në vitin 2003 të nipit të "Ben Qimes", u arrestua para pak orësh në një operacion special të policisë në Fier, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Mësohet se i shumëkërkuari tentoi të arratisej nga shtëpia ku gjendej i fshehur, por për shkak të rrethimit policor, dështoi dhe u dorëzua më tej, pa bërë rezistencë.

Operacioni u krye nga forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me forcat policore lokale, pohoi për agjencinë NOA, një burim zyrtar i Drejtorisë së Policisë së Fierit.

Selami Hasanaj, 43 vjeçar, lindur e banues në Fier, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen rëndë të një të treti, në një ngjarje të ndodhur gjashtë vjet më parë në qytetin e vendbanimit.

Bëhet fjalë për ekzekutimin në mes të qytetit të të riut Julian Isufaj, nipi i "Ben Qimes", siç njihet Arben Isufaj, në vitin 2003.

Viktima gjendej së bashku me shokun e tij Bledar Kastrati i cili u plagos rëndë në këtë ngjarje.

Po ashtu, humbi jetën edhe kambisti Esat Tare. Gjithçka ndodhi në momentet kur dy të rinjtë po këmbenin një shumë të hollash në tregun e kambistëve të qytetit.

Policia tha atëherë se ngjarja erdhi për shkak të hasmërive të vjetra mes familjeve Hasanaj dhe Isufaj dhe pak kohë më vonë, Selami Hasanaj u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Në aksionin e sotëm policor, RENA zbuloi në banesën e Hasanajt, dy pistoleta, një "TT" dhe një "Zastava".

/e.b/e.n/NOA/

KOMENTE