Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studim: Në murin e Berlinit u vranë 136 persona
English

Studim: Në murin e Berlinit u vranë 136 persona

Berlin, 12 gusht NOA - Të paktën 136 persona janë vrarë në Murin e Berlinit deri në rrëzimin e tij në vitin 1989, sipas një studimi të ekspertëve të botuar për të përkuar me përvjetorin e 48-të të ndërtimit të tij më 13 gusht 1961.

Nëntëdhjetë e tetë gjermanë të Lindjes u vranë në përpjekje për të kapërcyer Murin që ndante Berlinin-lindor nga Berlini-perëndimor sipas studimit të realizuar nga Fondacioni i Potsdamit për studimet historike dhe nga Fondacioni i Murit. Një numër i përgjithshëm prej 30 personash, si nga Lindja edhe nga Perëndimi, u vranë gjithashtu mbi mur, pa pasur qëllimin për ta kapërcyer, ndërsa tetë roje kufitare gjermano-lindore u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në tentativat për evazion, përgjatë murit 154 kilometra të gjatë, të ngritur përreth enklavës që krijonte Berlini perëndimor në brendësi të territorit të Gjermanisë Lindore. Këto shifra nuk marrin parasysh personat e vrarë gjatë tentativave për të kapërcyer kufirin mes Gjermanisë Lindore dhe asaj perëndimore. Bilanci i të vdekurve të murit ka vite që është objekt polemikash, me disa institute që japin shifra më të larta, pasi përfshijnë edhe 251 personat e vdekur nga krizat kardiake gjatë kontrolleve ose pak pas kontrolleve në pikat e kalimit të Murit. Afro 5.000 persona kanë mundur të shpëtojnë duke kaluar murin gjatë 28 vjetëve të ekzistencës së tij, sipas disa studimeve të tjera.

KOMENTE