Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eksploziv pranë banesës së një gjyqtareje, në qytetin e Sarandës
English

Eksploziv pranë banesës së një gjyqtareje, në qytetin e Sarandës

Sarandë, 13 gusht NOA - Banesa e një gjyqtareje në qytetin e Sarandës, dyshohet se ka qenë në shënjestër të personave ende të panjohur të cilët kanë vendosur eksploziv në portën kryesore duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se ngjarja ka ndodhur në orën 04.00 të ditës së sotme, në lagjen nr 2 të qytetit jugor bregdetar.

Një sasi lënde plasëse që dyshohet se është e llojit tritol, ndoshta rreth 200 gramë, ishte vendosur në vendpushimin e katit të pestë, pak metra larg banesës së gjyqtares Ketra Bajrami, 37 vjeçe, lindur e banuese në qytetin e Sarandës.

Policia tha se për shkak se tritoli shpërtheu pranë banesës së gjyqtares, po e verifikon si pistë, mundësinë e vendosjes së lëndës plasëse, si sinjal paralajmërues ndaj saj, ndërkohë që tha se nuk përjashton as pistat e tjera.

Gjithsesi, policia konfirmoi se dëmet më të mëdha i ka marrë apartamenti afër banesës së gjyqtares Ketra Bajrami, kurse kësaj të fundit, i janë shkaktuar vetëm dëme të vogla.

/v.m/e.l/NOA/

KOMENTE