Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dalja e Imerajt të PS për 4 policët, PD i hakërrehet Edi Ramës
English

Dalja e Imerajt të PS për 4 policët, PD i "hakërrehet" Edi Ramës

Tiranë, 14 gusht NOA - Partia Demokratike doli para pak minutash në një deklaratë për mediat, ku u ndal në reagimin e Partisë Socialiste për ngjarjen që i mori jetën katër oficerëve të policisë, javën e shkuar në plazhin e Durrësit.

Erla mëhilli, në emër të PD, akuzoi Edi Ramën, se "aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së katër inspektorëve të policisë, me moralin e tij më të ulët, pa prishur pushimet e tij u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike.

"Njeriu që ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, që nuk ka asnjë kod moral e që nuk lë asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodim më të lashtë e më të paprekshëm të këtij kombi, kodin e vdekjes", - deklaroi Mëhilli.

"Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktimat e korrupsionit dhe jot ë rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit dhe që nga dita e premte e deri më sot çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur dhe trilluar monstruozitete që vetëm mëndja e tij mund të krijojë",

Më tej, Mëhilli sqaroi se PD nuk ka dashur të reagojë ndaj serialit makabër mediatik, në respekt të të rënëve por shtoi se "nuk mundi të heshtë më gjatë ndaj deklaratave të këtij humbësi pa moral që ju dhunon dhe përdhos shqiptarëve ditën e zisë në vend që ët kryejë detyrimet më elementare që zija kombëtare imponon për çdo njëri të qytetëruar".

Përfaqësuesja e qëndrimit zyrtar të PD, Mëhilli, komentoi deklaratën e zëdhënëses së PS, Armela Imeraj, duke iu drejtuar direkt, kryetarit të PS, Edi Rama dhe akuzuar atë se me qëndrimet e tij nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të lehtësojë veprën kriminale të Dritan Dajtit.

"Ne i themi këtij humbësi të pashpresë se qëndrimi ynë ka qenë dhe do të mbetet zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe ne, këtë platformë ia kemi rezervuar dhe Aldo Bareve, Nehat Kullave, Indrit Dokleve, Lul Berishave, Dritan Dajtëve dhe ndaj cilit do kryebandit pavarësisht nga lidhjet që ti ke", - theksoi Mëhilli.

"PD të deklaron ty se me gërshërët dhe forcën e ligjit do të shembë perandorinë e krimit të secilit prej atyre që ti ke mbështetur me lejet e tua të ndërtimit", - përfundoi Mëhilli.

/a.k/e.l/NOA/

Lexoni këtu,si erdhi reagimi i PD: PS thotë se vrasja e deputetit të saj dhe 4 policëve, tregon se Berisha ka braktisur detyrën

Komentoni lajmin dhe reagimin:Â

KOMENTE