Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryefamiljar i dhunshëm, masakron gruan e vajzën me thikë pasi gjykata e detyroi t'u rrijë larg
English

Kryefamiljar i dhunshëm, masakron gruan e vajzën me thikë pasi gjykata e detyroi t'u rrijë larg

Durrës, 14 gusht NOA Update - Krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pasi një burrë ka sulmuar të shoqen me synimin për ta vrarë dhe i hasur në pengesa, ka plagosur edhe të bijën.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur në orën 03.45 të ditës së sotme në lagjen nr 3 të qytetit bregdetar.

Sotiraq Kurila, lindur dhe banues në lagjen Nr 3 Durrës, gjendej në banesën e tij në orën 03.45 të mëngjesit, kur në rrethana ende të paqarta, sipas policisë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Aleksandra Kurila.

Por gjatë konfliktit, në momentet kur Sotiraqi po përpiqej t'i merrte jetën të shoqes, skena është parë nga e bija 15-vjeçare, Kristina Kurila.

E tmerruar nga pamja dhe duke sjellë ndër mend faktin se dhunohej shpesh nga i ati, adoleshentja është sulur të mbrojë të ëmën.

Por afrimi i saj ishte dramatik sepse i ati nuk e kurseu as atë, duke e masakruar me thikë në trup, ndërsa vajza përpiqej të mbronte të ëmën nga një vdekje e mundshme.

Në këtë ngjarje, nënën e bijë mbetën të plagosura rëndë si pasojë e goditjeve të pakursyera me thikë që morën nga Sotiraq Kurila.

Por edhe ky i fundit, nuk ka dalë "pa gjë". Në konflikt e sipër, Sotiraqi është plagosur në kokë, kur është goditur me një mjet të fortë, mesa duket nga e bija, në kushtet e vetëmbrojtjes.

Që të tre, u dërguan në spitalin rajonal të Durrësit ku po i nënshtrohen ndërhyrjes mjekësore, por burri dhe babai i dhunshëm, po mbahet nën mbikëqyrje policore.

Detajet, si erdhi masakrimi i nënën e bijë

Burime zyrtare nga policia e Durrësit, i dhanë agjencisë së lajmeve NOA detaje mbi atë çka kishte ndodhur tre ditë më parë, më 11 gusht.

Për shkak se Sotiraq Kurila, në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë në familje, ndaj gruas së tij por duke mos kursyer as dy vajzat e tyre, ishte krijuar një dosje hetimore edhe në policinë e Durrësit.

Kjo e fundit, para pak kohësh i kaloi materialet Gjykatës së Rrethit Durrës dhe ajo, më 11 gusht 2009, me vendim Nr 178 ka nxjerrë Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes që i jepte 46-vjeçares Aleksandra Kurila të drejtën për të jetuar me dy vajzat në shtëpinë e tij, me argumentin se Sotiraq Kurila në vazhdimësi ushtronte dhunë në familje.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, po në të njëjtën datë kanë ekzekutuar shpalljen e Gjykatës, duke ia bërë me dije vendimin, Sotiraq Kurilës

Kjo gjë nuk është mirëpritur nga Sotiraqi, i cili "i tërbuar" nga fakti se në banesën e tij duhet të jetonin e shoqja me dy vajzat dhe ai duhet t'i rrinte larg, në orën 03.45 të ditës së sotme, ka shkuar në shtëpinë e tij dhe pasi ka hyrë brenda, ka kërcënuar dhe ka tentuar të vrase me thikë bashkëshorten, duke thyer kështu dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Durres.

Drejtoria e Policisë së Durrësit, tha për agjencinë NOA se veprat penale në ngarkim të 52-vjeçarit Sotiraq Kurila për të cilat ai do të perballet me gjykatën, janë "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë", "Shkelje e vendimit të Gjykatës" dhe "Keqtrajtim i të miturve".

/v.m/e.l/NOA/

KOMENTE