Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, arrestohet një 31 vjeçar, mbillte drogë në saksi
English

Maqedoni, arrestohet një 31 vjeçar, mbillte drogë në saksi

Shkup, 14 gusht NOA-Policia maqedonase ka vënë në pranga një 31 vjeçar nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

I arrestuari kultivonte prej vitesh drogë të llojit "Kanabis Sativa" në banesën e tij në Strumicë.

Ai kishte rregulluar një ambient të posaçëm ku ishte kujdesur për rritjen e këtyre rrënjëve të drogës, të cilët më pas do ti përdorte dhe do ti shiste.

Ekipet policore antidrogë pas informacioneve paraprake kanë ndërhyrë me urdhër gjykate në banesën ku jetonte.

Policia ka arritur që të zbulojë saksi të mbjellura me "Kanabis Sativa" në banesën e 31 vjeçarit.

 Përveç gjetjes së saksive, tek e njejta banesë janë gjetur edhe 130 fara të kësaj rrënje narkotike "Kanabis Sativa".

m.i/NOA (INA)

KOMENTE