Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plani i Ahtisarit, krijohet komunë e re serbe në Graçanicë
English

Plani i Ahtisarit, krijohet komunë e re serbe në Graçanicë

Graçanicë, 14 gusht NOA-Shefi i zyrës civile ndërkombëtare Peter Faith, emëroi 16 anëtarë të ekipit përgatitor komunal për komunën e re serbe të Graçanicës.

Sipas ligjit për decentralizimin, ekipi ka mandat të përgatisë të gjitha burimet, objektet dhe strukturat administrative që kërkohen për themelimin dhe funksionimin e komunës së re të Graçanicës.

Peter Faith, i cili mbikqyr zbatimin e planit të Marti Ahtisarit, ka thënë se decentralizimi në Kosovë po ecën përpara.

Krijimi i komunave të reja është pjesë e një procesi të reformave që do të shtrihet në të gjitha komunat dhe ndikon tek komunitetet, sidomos tek komunitetet pakicë.

Krijimi i ekipit përgatitor për komunën e Graçanicës pason ekipin për krijimin e komunës se Kllokotit, dy komuna këto të banuara më shumicë serbe.

m.i/NOA

KOMENTE