Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklaratat e sindikatës së policëve, reagon Drejtësia: S'përfaqësojnë interesat e punonjësve të Burgjeve
English

Deklaratat e sindikatës së policëve, reagon Drejtësia: S'përfaqësojnë interesat e punonjësve të Burgjeve

Tiranë, 15 gusht NOA-Një ditë pas deklaratës për shtyp të Konfederatës së Shërbimeve Policore, lidhur me tragjedinë së Durrësit ku mbetën të vrarë gjatë një aksioni katër policë, ka reaguar ministria e Drejtësisë.

Në një komunikatë për mediat, zyra e shtypit e këtij dikasteri sqaron se  Konfederata e Shërbimeve Policore e cila ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, nuk përfaqëson interesat e punonjësve të Drejtorisë të Policisë së Burgjeve pasi në përbërje të saj nuk është antarësuar asnjë punonjës i kësaj Drejtorie dhe aq më tepër asnjë punonjës tjetër i administratës publike.Â

"Individët e shfaqur dje në deklaratën për shtyp janë persona të cilët janë shkarkuar nga funksionet e tyre në Drejtorinë e Policisë së Burgjeve, për shkak të shkeljeve të shumta të kryera si dhe të thyerjes së rregullave disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës së tyre", thuhet në komunikatë.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, imazhi që kjo Konfederatë është përpjekur të japë në media, nuk pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së saj në mbrojtjen të interesave të punonjësve të policisë.

m.i/NOA

Â

Â

KOMENTE